Do të kujtohet si panairi që i ka dhënë jetë zhvillimit social të elektronikës. Kompjuterat dhe smartphone-t, dihet që janë prej kohësh mjetet për të mbajtur kontakte me miqtë e të njohurit nëpërmjet rrjeteve sociale.
Por tani disa produkte të prenzatuara në IFA 2011, panairi më i
rëndësishëm evropian i elektronikës së konsumit që po zhvillohet në
Berlin, tregojnë se si lidhja me rrjetet sociale bëhet e mundur
nëpërmjet mjeteve që fillimisht ishin të pamendueshëm.
Transformimi i televizorit nga një aparat pasiv në një mjet aktiv të komunikimit nuk mund të mos përfshinte edhe botën e rrjeteve sociale.
Aparate të reja si 55LZ2 i Toshiba të japin mundësinë që lidhesh me një shërbim të ri të ofruar nga kompania japoneze e quajtur “My places”, shërbim i disponueshëm edhe në laptopë e tabletë të gjeneratës së fundit.
Poseduesi do të pajiset nga Toshiba me një ID që të jep mundësinë që të kesh një hapësirë informative që mund të personalizohet me foto, dokumenta dhe video të krijuara nga secili dhe të shkëmbyera me përdorues të tjerë nëpërmjet shërbimeve si Flickr e Dailymotion.
Top Channel