Rihanna ka paditur në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit pronarin e vjetër të mansionit të saj në Beverly Hills duke e akuzuar se ai kishte dijeni për problemet e banesës kur ia shiti asaj për 6.9 milionë dollarë.
Shtëpia është dëmtuar nga një stuhi në janar të vitit 2010 dhe përmbytja shkaktoi dëmtime në disa nga dhomat duke i bërë ato të pabanueshme.
Këngëtarja nga Barbados po mendon të hedhë në gjyq edhe disa nga kompanitë që kanë realizuar inspektimin e shtëpisë sepse ajo nuk do të paguante rreth 7 milionë dollarë nëse do kishte dijeni për problemet e mansionit.
“Vlera reale e pronës në momentin e blerjes, duke marrë parasysh dëmtimet e mëdha, ishte rreth 5 milionë dollarë”, lexohet në dokumentet që i ka rënë në dorë faqes ‘TMZ’.
Top Channel