Filippo Inzaghi, sulmuesi i Milanit, nuk është pjesë e 25 lojtarëve kuqezinj që do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Në këtë listë mungon edhe sulmuesi i ri Stephan El Shaarawy, por bie në sy zgjedhja e trajnerit Allegri për të hequr dorë nga sulmuesi që gjithmonë ka shënuar gola me peshë në Champions, si dygolëshi ndaj Liverpool në finalen e Athinës.
“Më është dashur të bëj zgjedhje të vështira dhe kam lënë jashtë listës sulmuesit Inzaghi dhe El Shaarawy. Zgjedhjet janë të lidhura me kondicionin fizik të këtyre lojtarëve dhe shpresoj që në janar të jenë të gatshëm. Kam folur me Inzaghi-n dhe është i zhgënjyer, por e pres në janar”, tha trajneri i Milanit.
Kjo është lista e Milanit për fazën e grupeve të Champions ku do të luajë edhe 2 ndeshje ndaj Barcelonës: Abate, Abbiati, Ambrosini, Amelia, Antonini, Aquilani, Boateng, Bonera, Cassano, Thiago Silva, De Sciglio, Robinho, Emanuelson, Gattuso, Ibrahimovic, Mexes, Nesta, Nocerino, Pato, Roma, Seedorf, Taiëo, Van Bommel, Yepes dhe Zambrotta.
Ndërkohë, ditën e djeshme Milan ka fituar 2-1 ndeshjen miqësore ndaj Como-s me gola të Ambrosini dhe Emanuelson me 11-metërsh.
Top Channel