Një grua 90-vjecare nga Florida ka humbur këmbën e saj pasi është sulmuar nga një krokodil në afërsi të shtëpisë së saj.
Zvarraniku i gjatë 2.4 metra doli nga një kanal dhe sulmoi Margaret Webb, në zonën rurale të Koplendit.
Një fqinj i 90-vjecares pa ngjarjen dhe e qëlloi kafshën, e cila është larguar duke u zvarritur dhe duke këmbën e gruas të shkëputur nga trupi.
Ajo është shtruar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mjekët i hoqën asaj pjesën e poshtme të këmbës së majtë.
Fqinji i zonjës Webb, Dwain Daniels tha për mediat lokale se e kishte qëlluar aligatorin me pushkë në syrin e djathtë.
Aktivistët që kujdesen për botën e egër nisën pas ngjarjes kërkimet për të gjetur zvarranikun, por pa ia arritur qëllimit.
“Kur një person sulmohet, prioriteti ynë është që ta largojmë aligatorin e dyshuar”, ka deklaruar zëdhënësja e Florida Fish and Wildlife, Gabriela Ferraro.
Top Channel