Festivali Aktrimit, Apollon
02/09/2011 02:15
Është çelur në skenën e teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit, edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar të Aktrimit Apollon.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Greqia.
Të parët në skenë interpretoi trupa teatrore e Fierit që të çelte siparin e këtij eventi të rëndësishëm artistiko-kuturor me pjesën “Dikush duhet të vdesë”, shkruar dhe vënë në skenë nga regjisori i mirënjohur, Pëllumb Kulla.
Në këtë event i cili do të zgjasë pesë ditë marrin pjesë gjashtë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia.
Top Channel