F1, Webber: Monza, një nga garat më të bukura

02/09/2011 18:40

Mark Webber, piloti australian i Red Bull, shprehet se Cmimi i Madh i Italisë “është një nga garat më të bukura të vitit” për shkak të historisë, karakteristikave të pistës së Monzës dhe tifozëve të zjarrtë italianë”.

“Është një nga garat më të bukura të sezonit të Formulës 1, me tifozët e shumtë në mbështetje të Ferrarit dhe me një cirkuit tek i cili janë zhvilluar gara këto 80 vitet e fundit”, deklaron Webber në faqen zyrtare të skuderisë Red Bull.

“Ky është cirkuiti më i shkurtër i kampionatit, por me një shpejtësi mesatare shumë të lartë dhe për këtë duhet një makinë e shpejtë”, shton Webber, i dyti në klasifikimin e përgjithshëm me 167 pikë.

Renditja e pilotëve kryesohet nga gjermani Sebastian Vettel (Red Bull) me 259 pikë.

Cmimi i Madh i Italisë do të zhvillohet në pistën e Monzës në datat 9, 10 dhe 11 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA