Euro 2012, goleadë e Holandës dhe Gjermanisë

02/09/2011 23:30

U luajtën ndeshjet e radhës të vlefshme për eliminatoret Euro 2012. Në sy ranë fitoret e thella të Holandës, Gjermanisë, Anglisë dhe Portugalisë.

Gjermanët u treguan të pamëshirshëm edhe në ndeshjen e tetë të grupit A duke mundur me rezultatin 6-2 Austrinë e duke siguruar kualifikimin kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Në dy ndeshjet e tjera të këtij grupi, Turqia mundi Kazakistanin 2-1 ndërsa Azebajxhani dhe Belgjika u ndanë në barazim 1-1.

Holanda shkatërroi 11-0 San Marinon në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Po në këtë grup, Hungaria mundi Suedinë 2-1 dhe Finladna Moldavinë 4-1.

Në grupin C Italia u mjaftua me një gol të Kasanos që në minutën e 11 të takimit për të marrë 3 pikëshin më transfertë ndaj Ishujve Faraoe. Po në këtë grup, Serbia fitoi në transfertë ndaj Irlandës së Veriut 1-0 ndërsa Estonia shokoi Slloveninë në shtëpinë e saj me rezultatin 1-2.

Në grupin G, Anglia mundi 0-3 në transfertë Bullgarinë ndërsa Uellsi fitoi 2-1 ndaj Malit të Zi. Portugalia fitoi 4-0 në transfertë ndaj Qipros, ndërsa ndeshja tjetër mes Norvegjisë dhe Islandës u mbyll 1-0 për norvegjezët.

Greqia fitoi në transfertë 1-0 me Izraelin në grupin F. Po 1-0 Letonia mundi në transfertë Gjeorgjinë, ndërsa Kroacia fitoi ndaj Maltës 1-3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA