Kompania CEZ ka kërkuar një rritje të re të cmimit të enegjisë elektrike
mesatarisht me 4,5 përqind%. Sipas eksperteve te CEZ kjo rritje
perkthehet ne rreth 2 mije leke per konsumatoret familjare.
Kerkesa eshte bere publike nga CEZ ne nje takim qe Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka zhvilluar ne Shkoder, ne lidhje me permirësimin e cilesisë se sherbimit ndaj klientit.
Aplikimi per rritjen e energjise elektrike eshte bere dje nga CEZ ku i ka kerkuar Entit Rregullator te Energjise te marre ne shqyrtim kerkesen.
Sipas Drejtoreshes se Administrimit te Pergjithshem te CEZ, Erideta Basha tre jane arsyet qe kompania ka kerkuar rritjen e energjise.
“Kemi kërkuar një rritje mesatarisht për 4.5 përqind. Vetëm së fundmi është publikuar nga Banka e Shqipërisë 3.6 përqind rritja e inflacionit, e cila ndikon automatikisht në shpenzimet e operative të kompanisë. Arsyeja e dytë është rritja e cmimeve të importit të energjisë elektrike dhe arsyeja e tretë dhe jo më pak e rëndësishmja buron nga ndryshimet e fundit në ligjin për sektorin e energjisë elektrike, sipas të cilave CEZ shpërndarje është i detyruar që të kryejë verifikimin periodik dhe fillestar të matësva të energjisë elektrike. Natyrisht këto shërbime lidhen me tarifa me kosto shtesë”, tha Basha.
Drejtori Juridik i ERE-s,Eduard Elezi thote, se per ceshtje te rritjes se cmimit te energjise, do te kerkohet monitorim dhe verifikim i te gjitha kostove.
“Eshtë shumë herët që të shprehet, nuk është se cfarë kërkojnë kompanitë për uljen apo për rritje të energjisë. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar metodologjitë të cilat i japin ose paraqesin atë që kërkohet te tarifa përfundimtar të cmimit të energjisë elektrike. Nëse kompanitë apklikojnë pranë Entit Rregullator për cmime të Energjisë Elektrike do të verifikohen dhe do të monitorohen të gjitha postet të cilat ata pretendojnë që i kanë të kryera dhe të gjithë kanë administrimet për vitin e ardhshëm”, tha Elezi.
Kufizimet do dëmshpërblehen
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike thotë se shumë shpejt do të miratojë një kontratë të re energjie, e cila detyron KESH-in, OST-së dhe CEZ që në rast ndërprerje të energjisë të dëmshpërblejnë me vlera monetare konsumatorët.
“Ka kontrata mes furnizuesit publik me shumicë dhe atij me pakicë, të cilët kanë sanksionet e tyre të parashikuara me këtë kontratë. Ka kontrata edhe me Operatorin e Sistemit të Transmetimit, kështu që ka penalitete që variojnë deri te qytetari, të cilit i shkakton dëme“, thotë Eduart Elezi, Drejtor Juridik në ERE.
Edhe pse ende nuk i ka përcaktuar përfundimisht masat e dëmshpërblimeve në rast kufizimi të energjisë, ERE thotë se tani në Shqipëri janë krijuar kushtet që konsumatorët të kenë energji 24 orë edhe në rast thatësire.
“Linja që lidh Elbasanin me Malin e Zi është një linjë shumë më e fuqishme dhe arrin që të mbulojë të gjithë konsumin e energjisë elektrike”, tha Elezi.
CEZ aplikon për tarifat e reja të energjisë
Muaji gusht konsiderohet stina e nxehtë për kompaninë çeke, CEZ Shpërndarje, pasi është periudha e hartimit të paketës me tarifat e reja të energjisë elektrike.
Kjo vlen edhe për KESH-in dhe OST, dy kompanitë shtetërore, të cilat zënë një peshë jo të vogël në përcaktimin e çmimit final të energjisë elektrike.
Burime zyrtare nga Entit Rregullator i Energjisë Elektrike sqarojnë për “Shqip” procedurën që ndiqet deri në miratimin final të tarifave.
“Brenda javës së parë të muajit shtator, kompania CEZ duhet dorëzojë në zyrat e ERE-së aplikimin për tarifat e reja të energjisë. Pas kësaj, në tetor CEZ publikon aplikimin për t’ua bërë të ditur konsumatorëve dhe grupeve të interesit”, bën të ditur ERE, duke shtuar se kulmi i negociatave zhvillohet në muajin dhjetor, kur vendoset mbi tarifën finale, e cila nis zbatimin në janar 2012.
Top Channel