Luvri do të restaurojë kurorën e shkatërruar nga grabitësit, por mungojnë 10 diamante
Policia e Athinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka zbardhur vjedhjen e një pikture të Peter Paul Rubens që ishte zhdukur dhjetë vjet më parë.
Bëhet fjalë për një pikturë me përmasa 28 me 52 cm, me titull “Gjuetia e derrit të Kalidonës”.
Vepra i përket vitit 1618 dhe është vjedhur në Muzeun Mbretëror të Brukselit në vitin 2001.
Piktura i është gjetur një cifti grek në makinën e tyre, pas informacioneve të dhëna nga Interpol dhe FBI.
Policët grekë, që janë shtirur si klientë, kishin negociuar me ciftin në fjalë për blerjen e saj dhe kishin rënë dakord për shumën prej 6 milionë eurosh. Pasi është kryer takimi, atyre u janë hedhur prangat.
Sipas specialistëve, bëhet fjalë për një vepër arti me vlerë nga 25 deri në 35 milionë euro.
Top Channel