Shqipëri-Francë, policia merr masa

01/09/2011 09:50

Policia e Tiranës merr masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Francë, që zhvillohet të premten në mbrëmje.

Gjatë ditës së nesërme nga ora 14.00 deri në mesnatë do të bllokohen rrugët që të cojnë drejt stadiumit dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia” dhe pranë stadiumit.

Policia e kryeqytetit bëri të ditur se do të ushtrohet kontroll i imtësishëm i tifozëve që do të hyjnë në stadium.

“Qemal Stafa” gati për Francën

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të jetë gati për sfidën e të premtes. Drejtori i këtij impianti, Viron Bezhani ka pohuar se falë bashkëpunimit me FSHF-në, me Drejtorinë e Ujësjellsave dhe me Drejtorinë e Policisë, fushat dhe ambientet e tjera kanë ndryshuar pamje.

“Mendoj se i kemi marrë të gjitha masat. E kemi lyer të gjithë stadiumin”, tha Bezhani.

“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit. Do të përgatitemi edhe për ndeshjen me Rumaninë”, theksoi ai.

Kombëtarja franceze në Tiranë

Ka mbërritur në Tiranë përfaqësuesja franceze e cila do të fillojë nga e enjtja përgatitjet për ndeshjen eliminatore me Shqipërinë që zhvillohet më 2 shtator.

Menjëherë përfaqësuesja e gjelave është futur në hotel dhe ka anuluar seancën e parë stërvitore që ishte parashikuar të zhvillohej mbrëmjen e se merkures rreth orës 19:00, një seancën e shkurtër rreth 30 minuta.

Ndërkohë që program i tyre do të vazhdojë normalisht ditën e sotme me një konferencë për shtyp të trajneri Loren Blank dhe më pas me seancën e parë stërvitore në orën 19:00.

Së bashku me përfaqësuesen e Francës kanë mbërritur në Tiranë edhe rreth 300 gazetarë e stafe teknike që do të ndjekin përfaqësuesen e tyre, pasi do të qëndrojë në Tiranë deri ditën e hënë nga ku do të udhëtojë menjëherë për në Rumani për ndeshjen e rradhës.
 

Femijët kërkojnë fitore

Fëmijë nga grupmosha të ndryshme kanë kërkuar nga futbollistët e kombëtares fitore ndaj Francës.

Lojtarët kuqezi të cilët kanë vizituar një nga kopshtet e kryeqytetit u kanë premtuar jo vetëm tifozëve, por edhe fëmijëve për një ndeshje të bukur dhe me një rezultat pozitiv.

“Shpresojmë që fëmijët të sjellin kualitet në fushë në të ardhmen”, u shpreh Lala.

“Shpresojmë të luajmë sa më mirë dhe të bëjmë një ekip sa më të mirë kundër Francës”, tha Bogdani.

Të premten në ‘Qemal Stafa’ do t’i japë lamtumirën kombëtares shqiptare dhe futbollisti Alban Bushi. Ish-shokët e tij në përfaqësuese i kanë dhuruar Bushit dhe një trofe si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA