Interi godet në orët e fundit të mbylljes së merkatos verore. Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të Lacios, Mauro Zarate.
Zarate mbërrin në Milano në formë huazimi. Inter pagoi për të 2.7 milion euro me të drejtë blerje në fund të sezonit për shumën prej 15 milion eurosh.
Sipas mediave italiane, kanë qenë bonuset që Interi ofroi kundrejt lojtarit që bënë që sulmuesi të pranonte ofertën zikaltër. Zarate përfiton një shpërblim në asistin e dhjetë që do të japë për skuadrën dhe Morati vetë ka ofruar një shpërblim personal kur lojtari të shënojë golin e 15.
Vete presidenti Morati është shprehur mjaft i kënaqur për afrimin e sulmuesit duke deklaruar se përshtatet me taktikat e trajnerit Gasperini. Ai ka prekur edhe cështjen “Shnajder”.
“Ka karakteristikat e duhura për Gasperinin dhe tashmë gjithcka varet nga trajneri. Kemi bërë një merkato interesante. Shnajder? Ka qenë këmbëngulja jonë për ta mbajtur në skuadër. Ai është një lojtar i madh që u soll si i tillë”, tha për mediat italiane, Morati.
Top Channel