US Open, Nadal debuton me fitore

31/08/2011 09:10

Rafael Nadal ka fituar ndeshjen e tij të parë në US Open përballë tenistit nga Kazakistani Andrey Golubev me rezultatin 3-0 (6-3, 7-6 dhe 7-5).

Spanjolli nuk e ka pasur të thjeshtë fitoren në ndeshjen që zgjati 2 orë e 49 minuta.

Në raundin e dytë të turneut amerikan numrin 2 të botës e pret francezi Nicolas Mahut, me të cilin ka luajtur vetëm një ndeshje në vitin 2007 në turneun Queen’s, takim të cilin e ka humbur 2-0 (7-5 dhe 7-6).

Top Channel