Krizë financiare në stol/ Shkarkimi i Tudor i kushton rëndë Juventusit, tre trajnerët me kosto më të ulët Ndeshja në prag mes Shqipërisë dhe “gjelave” të Francës ka sjellë në Tiranë dhjetra shërbime speciale të policisë së Nices, që përveçse do të sigurojnë kombëtaren franceze, e kanë nisur punën e tyre me këmbën e djathtë me një ndeshje miqësore me homologët shqiptarë.
Prej tyre 11 oficerë francezë veshën uniformën sportive duke zbritur në stadiumin “Selman Stërmasi” për t’u përballur me një ekip të RENEA-s dhe agjentëve të krimeve.
Djemtë e policisë shqiptare në portë vendosën një agjent të krimeve të komisariatit numër një, ndërsa sulmues dhe në mbrojtje lanë djemtë e RENEA-s.
Aq seriozisht u mor kjo ndeshje sa gjatë vrapit për të përvetësuar topin njëri nga djemtë e RENEA-s qëlloi në kokë lojtarin e skuadrës tjetër. Dalja nga fusha e tij u shoqërua me duartrokitje nga tifozët, shumica agjentë policie, shefa komisariatesh, por edhe gazetarë të aktualitetit.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 3 me 0 për policinë shqiptare, të tre golat të bërë nga RENEA.
Kupa e fitores ju dorëzua nga drejtori i policisë së Tiranës numrit dhjetë, që e mbante një punonjës policie i patrullave të përgjithshme.
Pas kësaj ndeshjeje të lodhshme të dyja policitë do t’u duhet të shlodhen tashmë për t’u bërë gati për sigurimin e ndeshjes së madhe Francë – Shqipëri.
Top Channel