“Qemal Stafa” gati për Francën

31/08/2011 15:30

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të jetë gati për sfidën e të premtes.
Drejtori i këtij impianti, Viron Bezhani ka pohuar se falë bashkëpunimit
me FSHF-në, me Drejtorinë e Ujësjellsave dhe me Drejtorinë e Policisë,
fushat dhe ambjentet e tjera kanë ndryshuar pamje.

“Mendoj se i kemi marrë të gjitha masat. E kemi lyer të gjithë stadiumin”, tha Bezhani.

“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit. Do të përgatitemi edhe për ndeshjen me Rumaninë”, theksoi ai.

Top Channel