Mbërrin kombëtarja franceze

31/08/2011 20:50

Ka mbërritur në Tiranë përfaqësuesja franceze e cila do të fillojë nga dita e nesërme përgatitjet për ndeshjen eliminatore me Shqipërinë që zhvillohet më 2 shtator.

Menjëherë përfaqësuesja e gjelave është futur në hotel dhe ka anuluar seancën e parë stërvitore që ishte parashikuar të zhvillohej mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, një seancën e shkurtër rreth 30 minuta.

Ndërkohë që program i tyre do të vazhdojë normalisht ditën e nesërme me një konferencë për shtyp të trajneri Loren Blank dhe më pas me seancën e parë stërvitore në orën 19:00.

Sëbashku me përfaqësuesen e Francës kanë mbërritur në Tiranë edhe rreth 300 gazetarë e stafe teknike që do të ndjekin përfaqësuesen e tyre, pasi do të qëndrojë në Tiranë deri ditën e Hënë nga ku do të udhëtojë menjëherë për në Rumani për ndeshjen e rradhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA