Lass Diarra refuzon ofertën e Milanit

Sot është dita e fundit e merkatos së transferimeve dhe duket se Lass Diarra, mesfushori i Real Madrid, do të qëndrojë në Spanjë pasi ka refuzuar të luajë për Milanin.

Sipas ‘Marca’, mesfushori francez refuzoi një ofertë të rëndësishme nga ana e klubit italian ditën e djeshme.

Diarra kërkoi në fillim të verës largimin nga klubi madrilen pasi nuk gjente hapësira në formacion, por nuk pranoi transferimin tek Tottenham para disa ditësh për shkak të pakënaqësisë për pagën.

Përjashto ndonjë surprizë të orës së fundit, duket se Lass Diarra do të vazhdojë të jetë futbollist i Real Madrid edhe për këtë sezon.

Top Channel