India, “dritë jeshile” regjistrimeve të Bond

31/08/2011 18:20

India i ka dhënë “dritën jeshile” regjistrimit të filmit të ardhshëm të agjentit sekret, James Bond, i parashikuar në sallat e kinemasë në vjeshtë të 2012-s.

Lajmin e ka bërë të ditur sot “Times of India”.

Filmi hollivudian, i drejtuar nga Sam Mandes me protagonist Daniel Craig, është një prej 22 filmave të huaj të autorizuar në 2011 nga autoritetet indiane.

Mbeten ende pezull skenat që duhen regjistruar në një tren të shpejtësisë së lartë që duhet të marrin “ok” e Ministrisë së Hekurudhave.

Xhirimet për filmin e 23-të të James Bond u ndërprenë pasi autoritetet indiane nuk lejonin xhirimin e skenës në tren për shkaqe sigurie.

Pas këtij episodi regjisori, Sam Mendes mendoi seriozisht rikthimin e xhirimeve në Afrikën e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA