Christopher Malloy, një ish-pilot helikopterësh australian, ka vendosur të harxhojë paratë e tij në një projekt të rrallë: shpikjen e motorit fluturues.

Christopher ka punuar në këto 2 vite e gjysmë për mjetin e së ardhmes që do të quhet Hoverbike. Motori do të ketë dy helika të mëdha paralel me tokën që do të lejojnë fluturimin e mjetit, ndërsa piloti do të ulet në mes duke drejtuar mjetin me një timon shumë të ngjashëm me atë të motorëve të rrugës.

Hoverbike do të arrijë shpejtësinë 250 km/h dhe do të arrijë lartësinë e 3 kilometrave.

Top Channel