Franca, Benzema dëmtohet në stërvitje

31/08/2011 13:30

Karim Benzema është detyruar të lërë përgjysmë stërvitjen e paradites së sotme të kombëtares franceze për shkak të një goditjeje që ka marrë në kaviljen e këmbës së majtë.

Sipas ‘France Football’, sulmuesi i Real Madrid ka tentuar të përfundojë seancën stërvitore, por e ka pasur të pamundur.

Benzema është sulmuesi kryesor i Francës dhe trajneri Laurent Blanc kishte vendosur ta përdorte si titullar në ndeshjen e 2 shtatorit ndaj Shqipërisë, por tashmë duhen pritur analizat dhe të kuptohet nëse lojtari do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Top Channel