Dëfrimet e princit Harry ne Kroaci

31/08/2011 12:25

Princ Harry, djali i vogël i Pinceshës Dajana dhe i treti në radhe për
kurorën mbretërore në Britani, i bën të gjitha rolet. Here si ushtar ne
Afganistan, here si mbreteror i dedikuar, por edhe si nje i ri si gjithe
te tjeret qe di te shijoje jeten si gjithe te tjeret, edhe pse me
bodigard.

Pamjet e fundit qe bëjnë xhiron ne mediat britanike jane nga ishulli kroat të Hvarit, ku princi Harry demonstron aftesite e tij ne kercim dhe zhytje ne pishine. Se bashku me nje grup shokesh ai ndodhet ne kete ishull kroat qe njihet ndryshe si Monako i Kroacise per te festuar.

Ne nje klub nate ai shihet duke kercyer dhe me pas zhytet ne pishine me gjithe rroba e me pas vazhdon te kercejë me rrobat qull. Sipas burimeve nga pallati mbreteror gjate 12 muajve te fundit ai ka qene i derrmuar nga angazhimet publike duke filluar nga martesa e vellait të tij e deri tek stervitjet per t’u bere pilot i helikopterveve ‘apache’.

Princi Harry, 26 vjec po qendron ne nje jaht ne ishullin kroat dhe fillimisht ate nuk e njohen kur kercente ne disko.Ishulli Havrit terheq te pasurit dhe personazhet VIP. Këto ditë atje po qendrojne miliarderi i Celsit, Abramovic, si dhe regjisori Stiven Spilberg.

Top Channel