
Aktorja italiane Claudia Cardinale ka mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës.
Në natën e katërt të festivalit pritet që Cardinale të nënshkruajë edhe në Bulevardin e Artit. Emri i parë në në Bulevardin e Yjeve u bë kineasti polak Krysztof Zanussi, i cili u nderua në edicionin e kaluar të këtij festivali Çmimin e Karrierës.
Cardinale do të tërheqë Çmimin e Argjendtë të Durrësit si figurë ikonë e kinemasë italiane. Në mbrëmje në Teatrin “Aleksandër Moisiu” do të shfaqet edhe filmi “Të jesh italiane me zonjën Enrica” i regjisorit Ali Ilhan, në të cilin interpreton Cardinale.
Edicioni i 4 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u çel në 27 gusht dhe do të zgjasë deri në datën 2 shtator.
Në ceremoninë e çeljes, regjisori Mihallaq Luarasi dorëzoi Çmimin e Karrierës për aktorin e shquar shqiptar Vangjush Furrxhi, të cilin ia dorëzoi bashkëshortes së artistit të ndjerë Marilda Furrxhi.
Top Channel