Baloteli zhduket nga faqja e City

31/08/2011 16:35

Pikërisht në përfundim të merkatos, fytyra e Mario Balotelit është zhdukur nga faqja zyrtare e Manchestër City.

Duke shkuar në seksionin “Players” dhe duke klikuar në emrin e tij, faqja e citizens nxjerrë mesazhin “Internal Error” dhe të dhënat e tij janë të vetmet që nuk hapen.

Kjo nuk është një periudhë me fat për italianin, i lënë në stol nga Roberto Mancini që preferon Dzeko, Aguero apo Tevez.

Ndoshta kjo është një koinçidencë, por është e sigurt se City e Balotelli janë duke shkuar drejt divorcit.

Top Channel