Edhe pse Franca është një nga ekipet më të mira në Europë dhe botë, lojtarët e kombëtares shqiptare mendojnë se asnjë skuadër nuk është e pathyeshme, sidomos kur luhet përballë tifozëve shqiptar.
“Duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë për të marrë një rezultat të mirë. Do të firmosja për një barazim ndaj një skuadre si Francaâ€, shprehet mesfushori Klodjan Duro.
“Franca ka lojtarë shumë cilësorë dhe nuk duhet të fokusohemi vetëm tek Riberyâ€, deklaron mbrojtësi Armend Dallku.
Interesimi për këtë sfidë është i madh, por burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se 1200 biletat e tribunës kryesore të stadiumit “Qemal Stafa†janë prenotuar dhe nuk do të dalin në shitje.
Blanc rikthen RiberyÂ
Trajneri i kombëtares franceze, Laurent Blanc, ka pranuar se sfida e Qemal Stafës do të jetë tepër e vështirë. Shpresat e tij duket se janë përqendruar tek Riberi, të cilin e ka rikthyer në ndeshjen kualifikuese pas një mungese të gjatë në kombëtare.
Ndërkaq, portieri i gjelave, Hugo Lloris, ka theksuar se klima në Shqipëri do të jetë shumë armiqësore.
“Objektivi
është t’i afrohemi kualifikimit dhe për këtë ne duhet t’i fitojmë këto
dy ndeshje. E dimë se do të jetë shumë e vështirë dhe e dimë se çfarë
na pret. Tifozët shqiptarë janë shumë të zjarrtë dhe ne jemi koshientë
që përveç lojtarëve në fushë, do të kemi dhe ata kundra gjatë 90
minutaveâ€, ka përfunduar Lloris, i cili ka vlerësuar lojtarët e
përfaqësueses kuqezi.
Kombëtarja franceze do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë ku do të qëndrojë 4 ditë.
Top Channel