Pogradec, festivali i filmit ballkanik

30/08/2011 15:25

Po mbahet në qytetin e Pogradecit “Festivai i Filmit Ballkanik dhe Artit të Kulinarisë”, një festival i cili ka sjellë një panoramë të veçantë të filmit ballkanik me gjithë veçantitë dhe problematikën e vendeve respektive.

Sipas Eno Milkanit, njërit prej organizatorëve, përmes këtij festivali është sjellë një larmi filmash me metrazh të shkurtër, dokumentarësh eksperimentalë por edhe filmi me metrazh të gjatë, ndërsa cilësia ka qenë një kriter selektiv.

Esat Musliu, president i festivalit ka përcjellë vlerësimin e veçantë për këtë arritje ku është ndërthurur arti kinematografik me traditën.

Me entuziazëm është përcjellë pjesëmarrja në këtë festival edhe nga regjisori iranian Pajam Madjlesi, i cili ka përgëzuar këtë festival dhe organizatorët e tij.

Festivali numëron 9 vende pjesëmarrëse dhe rreth 60 filma të cilët paraqesin pjesë nga realiteti apo problematika e secilit vend ballkanik, duke ofruar kështu mundësinë e njohjes së një realiteti më të prekshëm për secilin nga këto shtete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA