Duhani, femrat rrezikohen më shumë
30/08/2011 00:45
Dëmi i duhanit është më i madh tek femrat. Më sakte, raporti i asaj cfarë shkakton në organizëm është një cigare për gratë me pesë për meshkujt.
Sipas studiuesve, organizmi femëror është më i ndjeshëm ndaj efekteve të duhanit, pavarësisht faktorëve të tjerë sic janë mosha, tensioni i gjakut, obeziteti apo shtresa sociale të cilës i përkasin.
Përpos kësaj, femrat duket se e kanë dhe më të vështirë që të heqin dorë nga duhanpirja.
Sipas studiuesve, femrat përbëjnë 20 përqind të duhanpirësve në botë.
Top Channel