Cameron Diaz feston ditëlindjen

30/08/2011 13:00

“Jam entuziaste që jam 39 vjec”. Me këto fjalë aktorja e njohur Cameron
Diaz feston sot ditëlindjen e saj, që përkon me daljen në kinema të
filmit të fundit të saj, “Mësuesja e Keqe”.

Bëhet fjalë për një komedi të regjisorit Jake Kasdan, ku Diaz interpreton Elizabeth, një mësuese e shfrenuar e shkollës së mesme.

Mësuesja e kryen detyrën e saj pa zbatuar asnjë kod etike dhe pa e vrarë mendjen për pasojat, pasi ambicja e saj është të martohet me një burrë aq të pasur që t’i dhurojë jetën e bukur.

Por pavarësisht entuziazmit të Diaz, duket se mosha 39-vjecare po ndikon në perëndimin e karrierës së aktores, sidomos pas filmit të dështuar me Tom Cruise, “Knight and Day”.

Diaz duket se është larg ditëve më të mira, kur ishte një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit, pas interpretimeve në moshë më të re në filma si “Maska”, “Martesa e mikut tim më të mirë”, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA