Atletikë, skualifikohet Daron Robles

30/08/2011 16:20

Kampionit kubanez Davron Robles i është hequr medalja e artë dhe suksesi pas provës televizive ku shfaqet që ka penguar kinezin Liu Xiang në garën e 400 metrave me pengesa.

Robles në një nga pengesat e ka mbajtur me dorë atletin kinez duke kaluar vetë i pari ndërsa Xiang i treti. Pas provës televizive Roblesit iu hoq medalja dhe i kaloi vendit të dytë Ricardson, ndërkohë Xiang mori medaljen e argjendtë dhe Endi Tërner medaljen e bornxtë.

Në garën e 400 metrave për femra amerikania Alizon Feliks është mundur në finish nga Amantle Montsho, atletja e parë nga Botsvana që merr një medalje të artë në një kampionat botëror. Ajo e ndali kronometrin në kohën 49.55 sekonda, ndërkohë që Feliks u rendit vetëm 3 të mijëtat prapa.

Në vendin e tretë dhe fituesja e medaljes së bronxtë është rusia Kapashinskava.

Ndërkohë në garën e 100 metrave për femra është Karmelita Xheter që i rikthen buzëqeshjen ekipit amerikan pasi ka fituar  medaljen e artë. Ajo e kaloi finishin në kohën 10.90 sekonda duke mundur xhamajkanen Veronika Kembëll Braun e cila e kaloi finishin 0.07 sekonda prapa.

Në vendin e tretë u rendit atletja nga Trinidati, Keli An Baptist.
 
Ndërkohë në garën e 400 metrave për meshkuj është eliminuar atleti afrikanojugor me këmbët e tij protezë Oskar Pistorius, i cili nuk arriti të kualifikohet për në finale. 24-vjeçari e mbylli sfidën në vendin e fundit me kohën 46.19 sekonda, rreth një sekondë më ngadalë se koha e tij më e mirë.

Kërcimi së larti me shkop është kthyer në një dramë për atletin rus Dmitri Starodubtse të cilit i është thyer shkopi në momentin e kërcimit gjë që përveçse i humbi garën i solli edhe një dëmtim fizik në dorë.

Gara ndërkohë u fitua nga polaku Pavel Vojciecovski i cili kërceu në latërtinë 5.90 metra, në vendin e dytë u rendit Lazaro Borges, të i cilit iu deshën tre prova për këtë lartësi dhe në vendin e tretë gjendet francezi Lavileni që kërceu në lartësinë 5.85 metra.

Top Channel