Ylli i serialit “Lost”, Matthew Fox është ndaluar nga policia në
Klivlend të Ohajos, pasi kishte sulmuar një grua jashtë një lokali.
Lajmin e bën të ditur faqja e internetit TMZ. Sipas disa të pranishëmve, aktori është përpjekur të hipë në një “party bus”, pavarësisht se nuk ishte i ftuar.
Gruaja që drejtonte automjetin është përpjekur ta ndalojë dhe Fox e ka goditur atë me një grusht në stomak.
Në raportin e policisë thuhet se shoferja Heather Bormann ka reaguar ndaj agresionit duke e goditur aktorin me një grusht në gojë, duke i shkaktuar atij një carje.
Ajo ka thënë për TMZ se kishte reaguar për vetëmbrojtje, pasi aktori ishte shumë i dehur. Fox është ndaluar dhe më pas është liruar, por policia po vijon hetimet mbi cështjen.
Top Channel