Alkooli “tërbon” zemrën e të rinjve
30/08/2011 14:10
Alkooli është i dëmshëm për zemrën e të rinjve, gjithmonë e më të joshur
nga moda “binge drinking”, dehja e shkaktuar nga pije të ndryshme
alkoolike me një qëllim të caktuar, “tërbimin”.
Zemra, edhe për shkak të zgjerimit të shkaktuar nga alkooli, tek disa individë mund të pësojë një atak nga rrahjet e shpejta, deklarojnë kardiologët, të shqetësuar për shëndetin e të rinjve.
Atakut nga rrahjet e shpejta iu kushtua një sesion i posacëm në kongresin e kardiologëve evropianë, të mbajtur në Paris.
Gjatë këtij sesioni, rreziku në fjalë që u kanoset të rinjve u sinjalizua nga kardiologu italian, Antonio Raviele.
Top Channel