Uragani Cristiano Ronaldo

29/08/2011 09:05

Real Madrid e ka filluar kampionatin spanjoll ashtu siç e përfundoi të kaluarin: me goleadë.

Rezultati 8-1 ndaj Almerias në ndeshjen e fundit të ligës së vjetshme i ka lënë vendin rezultatit 6-0 ndaj Real Zaragoza në transfertë në ndeshjen e parë të këtij kampionati.

Rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse madrilenët do të ishin më të saktë përpara portës, por 39 gjuajtjet e tyre prodhuan “vetëm” 6 gola.

Cristiano Ronaldo shënoi tripletën e tij të radhës, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Marcelo, Xabi Alonso dhe Kaka’.

Kjo është fitorja më e thellë në transfertë që ka arritur Jose Mourinho në karrierën e tij.

Top Channel