Steve Jobs, i brishtë dhe thatanik

29/08/2011 10:50

Steve Jobs duket tmerrësisht i brishtë në foton e parë që nga largimi i tij si shef ekzekutiv i “Apple” javën e kaluar.

Kjo foto, e bërë jashtë shtëpisë së Jobs në Kaliforni, ka shtuar frikën se bashkëthemeluesi i Apple po humb betejën 8-vjeçare me kancerin në pankreas.

56-vjeçari nuk përmendi arsye shëndetësore në letrën e tij të largimit drejtuar bordit të “Apple”.

Jobs iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë para dy vitesh në një tentativë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
 

Tim Cook ne vend te Jobes

Jobs që iu nënshtrua një transplanti
të mëlçisë, pas kancerit të pankreasit tha se se nuk mund t’i përmbushë
më tej detyrimet apo pritshmëritë e drejtorit ekzekutiv.

 Përmes një letre drejtuar bordit, Jobs shkruan:“Gjithnjë kam thënë se nëse një ditë unë nuk do të mundem të përmbush
detyrimet dhe pritshmëritë si drejtori ekzekutiv, do të jem i pari që do
t’ua bëjë të ditur. Për fat të keq, kjo ditë erdhi. Jap dorëheqjen.
Besoj se ditë më të shkëlqyera dhe plot risi do të shohim. Unë shpresoj
të shikoj dhe t’i kontribuojë susksesit në një rol të ri”.

Për analistët dorëheqja e tij nuk ishte e papritur dhe do të ketë pak ndikimin në drejtimin e përditshëm të kompanisë.

Përpara janë dy projekte të mëdha IPhone 5 dhe iPad 3. Fill pas
njoftimit të Jobs, aksionet e Apple ranë me mbi 5% në bursat botërore,
ndërsa rivalët aziatikë të saj, HTC dhe Samsung Elektronics fituan me
3.2%.

Steve Jobs është konsideruar si babai i kompanisë Apple nga më të mëdhatë në botë.

Ai e bashkëthemeloi kompaninë në vitet 1970 krah Steve Vozniakut dhe
kompjuterat e tij Mekintosh u bënë shumë popullor në vitet 1980.

Mijëra fansa të Jobs nga e gjithë bota, e cilësuan 56 vjeçarin si një
ikonë planetare. Ndërsa pasuesi i tij Tim Kuk, 50 vjeç drejtonte
kompaninë prej vitit 2004 kur Jobs u sëmurë.

Ai bën pjesë edhe në këshillin administrativ të Nike dhe u bë pjesë e
kompanisë në vitin 1998 dhe fitoi menjëherë besimin e Jobs.

Shumë i dhënë pas fitnesit dhe eskursioneve me biçikletë, cilësohet shumë i pamëshirshëm në punë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel