Pas “Borat”, Cohen sjell “Diktatorin”

29/08/2011 19:55

“Një diktator në New York”: xhirimet e filmit të ri të Sacha Baron Cohen janë duke u regjistruar nën pseudonimin “Finchley Dreams”.

Në filmin që do të dalë në maj të 2012-s, ish-Borat luan një karakter mes Saddam Hussein e Gheddafi.

Fotot e tregojnë në uniformë ushtarake me gjoksin e mbuluar me medalje, flokë të trashë dhe mjekër e zezë.

“Diktatori” është frymëzuar në romanin “Zabiba e mbretit”, që i është atribuar në Irak Saddam Hussein dhe është publikuar në mënyrë të fshehtë në vitin 2000.

Regjia e filmit i përket Larry Charles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA