Nga Moska në New York me tren

29/08/2011 21:05

Ideja për të bashkuar Rusinë dhe Amerikën nëpërmjet rrugës tokësore ekziston prej më shumë se 100 vitesh: që prej kohës së carit Nicola II, në 1905, ëndërrohej një tunel që mund të lidhte pikën më perëndimore të Rusisë me SHBA-në nëpërmjet ngushticës së Beringut.

Edhe pse ky vizion është ripropozuar disa herë, projektet janë lënë gjithnjë mënjanë.

Tani gjërat mund të ndryshojnë: Rusia i ka dhënë dritën jeshile tunelit nëntokësor prej 70 miliardë eurosh, më i gjati në botë.

Teorikisht, pasagjerët munden që në të ardhmen të hipin në tren në Moskë dhe të zbresin në Nju Jork, por mos harroni të vini në valixhe një dozë të mirë durimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA