Kosovë, bie Hysi, Lepenci merr kreun

29/08/2011 12:20

Java e dytë në Superligën kosovare ka sjellë supriza dhe ndryshimin e kryesuesit. Kampionët në fuqi të Hysit ka humbur në Prishtinë duke ia lënë vendin e parë debutuesve të Lepencit, skuadra e vetme që ka dy fitore.

4-2 ishte rezultati më i thellë i kësaj fundjave në futbollin kosovar. Trepça ‘89 fitoi bindshëm ndaj Besës në Mitrovicë duke u ngjitur menjëherë në vendin e dytë. Skuadra nga Mitrovica hipotekoi fitoren që në pjesën e parë kur dhe shënuan 3 gola Sejdiu, Kukaj dhe Krasniqi.

Florent Sejdiu shënoi sërish për Trepçe ‘89 në fillimin e pjesës së dytë duke çuar në 4-0 rezultatin. Pejanët u zgjuan nga gjumi vetëm pas këtij goli duke shënuar 2 gola me Papuqin dhe Gashin, dy gola që nuk ndryshuan asgjë, por që shërbejnë vetëm për golavarazh.

Prishtina mundi 1-0 kampionët e Hysit, falë golit të kapitenit Azem Ahmeti. Supersfida e javës së dytë, mbeti e tillë vetëm në letër pasi në fushën e lojës asnjë nga skuadrat nuk e justifikoi interesimin e madh të tifozerive.

Në ndeshjet e tjera të javës së dytë, Lepenci ka fituar 0-2 në transfertë ndaj Kekut, Gjilani mundi 1-0 Trepçen, Vllaznimi është ngjitur në vendin e katërt në klasifikim falë fitores 0-1 ndaj Lirisë.

Top Channel