“Të kesh mundësinë të shkosh tek Inter në moshën 32 vjeçare nuk është një gjë që ndodh përditë. Jam i lumtur për zgjedhjen time”.
Me këto fjalë Diego Forlan bashkohet me zikaltrit dhe i thotë përfundimisht lamtumirë Atletico Madrid.
Sulmuesi uruguajan shpjegon zgjedhjen e tij.
“Po shkoj në një tjetër klub të madh – është shprehur gjatë konferencës për shtyp në Madrid – ku më ka bërë përshtypje projekti dhe dëshira e grupit për të fituar. Tek Interi kam miq të mirë dhe kam folur me ta. Është një skuadër me ambicie të mëdha dhe kampionë të shkëlqyer. Pres të përshtatem në një kohë të shkurtër”.
Forlanit i është dorëzuar çmimi nga presidenti i Atletico, Enrique Cerezo.
“Jam shumë i lumtur për katër vitet e jetuar këtu, zgjedhja ime ka qenë ajo e duhura. Nuk pendohem për asgjë, këtu kam kaluar një periudhë spektakolare dhe për fat kam marrë shumë lavdërime dhe kritika. Do mbetem gjithnjë i lidhur me këtë skuadër”, shprehet Forlan.
Top Channel