Del albumi i ri i Barbra Streisand

29/08/2011 19:00

Del nesër, nga Columbia, albumi “What Matters Most” i Barbra Streisand që shënon kthimin e këngëtares në skenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për një CD (dhjetë këngë) që realizon një dëshirë të saj të vjetër: atë të publikimit të një mbledhje me këngë të firmosura nga Alan e Marilyn Bergman, miq dhe bashkëpunëtorw të saj prej shumë kohësh.

Ndër këngët e albumit janë “The Windmills of Your Mind”, “So Many Stars”, “Nice n’ Easy” dhe “That Face”.

Streisand, emri i artit të së cilës është Barbara Streisand Joan ka lindur në New York më 24 prill 1942. Ajo është një producente, këngëtare, aktore dhe kompozitore.

Është artistja femër që ka shitur numrin më të madh të disqeve në SHBA, me 71 milionë kopje vetëm në këtë treg.

Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë çmim për secilën nga katër kategoritë më të rëndësishme: dy çmime Oscar (kinema), nëntë Grammy Award (muzikë), gjashtë Emmy Award (televizion) dhe një Tony Award (teatër).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA