E ndërsa media shqiptare vijon publikimin e përmbajtjes së kabllogrameve
të ambasadës amerikane të marra nga Wikileaks, ambasadori Alexander
Arvizu e ka nisur javen duke zhvilluar nje takim me ministrin e Puneve
te Jashtme, Edmond Haxhinasto.
Zyrtarisht nga Ministria e Jashtme mesohet se qellimi takimit ishte bisedimi per integrimin europian. Ndersa ambasadori Arvizu ka refuzuar te komentoje publikimin e kabllogrameve, duke e cilesuar atë si te demshem.
“Ne nuk komentojmë asgjë që ka të bëjë me Wikileaks.Cdo gjë që ka të bëjë me publikimin e materialeve të paautorizuar është dicka që ka ndodhur. Njëkohësisht është e dëmshme dhe ne nuk komentojmë rreth saj”, tha Arvizu.
Takimi eshte zhvilluar koke me koke, pa pranine e medias. Ambasadori Arvizu dhe ministri Haxhinasto ne perfundim te takimit dolen perpara medias duke e vene theksin ne rendesine e vijimit te perpjekjeve drejt integrimit europian.
“Në kuadrin e konstituimeve të vazhdueshme, kemi diskutuar per disa ceshtje të përbashkëta qe priten te diskutohen ne Asamblene e Kombeve te Bashkuara, gjithashtu kemi folur për situaten politike në vend dhe nevojen e nje pakti kombetar, i cili do të ketë si objektiv kryesor, zbatimin e planit kombëtar për 12 prioritetet që do të thotë që të gjitha palët politike, gjithë kahet politike, të angazhohen në një proces të pakushtëzuar, për të respektuar, për të zbatuar pikërisht ato prioritete që ka vendosur Bashkimi Evropian, para Shqipërisë dhe shqiptarëve,por edhe në frymën e rekomandimeve të fundit të raportit të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet e fundit”, tha Haxhinasto.
Ndërsa Arvizu u shpreh se me Haxhinaston foli për rrugen e integrimim europian te Shqiperise.
“Shtetet e Bashkuara te Amerikes japin mbeshtetjen e plote per keto perpjekje. Verehet nje konsensus kombetar per kete ceshtje. Une do te doja te shtoja se jane disa modalitete specifike mes anëtareve te BE-së dhe Shqiperise, e cila eshte nje vend sovran prandaj kjo eshte nje ceshtje mes dy paleve. Qe integrimi te jete i suksesshem kerkohen perpjekje kombetare perfshi nje konsensus dhe vullnet kombetar. Kjo do te thote se nuk kerkohen perpjekje te vetem qeverise apo nje partie te vetme. Duhet nje bashkim per kete qellim. Jam i bindur se me motivimin e duhur kjo mund te arrihet”, tha Arvizu.
Top Channel