SHBA, uragani corodit kalendarin sportiv

27/08/2011 13:50

Kalimi i uraganit “Irene” në bregun lindor të Amerikës së Veriut, i parashikuar këtë fundjavë, ka coroditur kalendaret sportive.

Federata amerikane e futbollit ka vendosur kështu që të anulojë tre ndeshje të kampionatit të kategorisë MLS.

Mes tyre është edhe sfida mes ekipit Red Bull të Nju Jorkut dhe Galaxy të Los Anxhelosit, e shtyrë për më datë katër tetor.

Ndeshjet e tjera të anuluara janë: Dc United-Portland Timbers dhe Philadelphia Union-New England Revolution, e para e shtyrë për më 7 shtator, ndërsa e dyta për një kohë të pacaktuar.

Top Channel