Bajern mund Kaizerslauternin

27/08/2011 19:20

Vazhdon të ftojë Bajerni i Mynihut, i cili pasi mundi Hamburgun pak ditë më parë këtë herë ka mposhtur Kaizerslauternin me rezultatin 3-0 duke marrë njëkohsisht edhe kryesimin e klasifikimit të kampionatit gjerman pas katër javësh.

Ka qenë Mario Gomez ai i cili është shndërruar në një protagonist në këtë takim pasi ka shënuar një tripletë.

E fillon me një 11-metërsh në pjesën e parë, ndërkohë që po me një 11metërsh shënon edhe golin e dytë edhe pse në momentin e parë e pret portieri i Kaizerslauternit, por vetëm për një moment.

Në minutën e 69-të ka shënuar edhe golin e tretë Gomez duke i siguruar fitoren e tretë bavarezëve në katër javët e para.

Në ndeshjet e tjera Këlni ka mundur Hamburgun 4-3, Fraiburgu fitoi ndaj Volfsburgut 3-0 dhe Verder Bremen mposht 2-1 Hofenhaimin.

Top Channel