Argjentinë, Arsenal ndal Racing

Racing Club ndodhet, të paktën përkohësisht, në krye të kampionatit argjentinas, pas barazimit 0-0 të regjistruar në shtëpi kundër Arsenal Sarandi.

Skuadra e Simeone ka një pikë avantazh mbi ndjekësit, të cilët kanë një garë më pak pa zhvilluar.

Ndërkohë, kur janë bërë 4 javë nga hapja e kampionatit, Estudiantes nuk ka regjistruar ende fitoren e parë pasi ka barazuar 2-2 me San Martin.

Ekipi nuk ka arritur të ruajë avantazhin 2-0 që kishte ndaj kundërshtarit të tij, duke u kënaqur kështu vetëm me një pikë.

Në ndeshjen tjetër të luajtur ditën e djeshme, Godyo Cruz ka fituar 1-0 ndaj Banfield, ndërsa sot do të luhen takimet: Lanus-Tigre, Atl. Rafaela-Olimpo, Velez-All Boys.

Top Channel