Zhduken mushkonjat në disa pjesë të Afrikës

26/08/2011 19:30

Mushkonjat të cilat janë përgjegjëse për përhapjen e malarjes në Afrikë janë në zhdukje.

Ky është rezultati i një studimi disa vjecar të një grupi studiuesish të cilët kanë botuar hulumtimin e tyre në gazetën “Malaria Journal”.

Ata japin disa shkaqe për zhdukjen e këtyre instekteve, si përhapja në treg të mjaft produkteve anti-mushkonjë, por edhe të disa programeve të tjera për parandalimin e përhapjes së malarjes nga shumë qeveri në Afrikë.

Gjithsesi, studiuesit shprehen se këto arsyetime nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar plotësisht zhdukjen e insekteve.
 
Ata thonë se në vitin 2005, në kurthet e ngritura posacërisht për kapjen e mushkonjave arritën të grumbullonin 5 mijë insekte, ndërkohë që 4 vjet më vonë vetëm 14 dhe e gjitha kjo në një zonë ku nuk ishte përdorur asnjë program lufte kundër malarjes dhe ku nuk njiheshin as produktet e asgjësimit të mushkonjave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA