Durrës, hetim vdekjes së të miturës

26/08/2011 11:15

Drejtoria e policisë së Durrësit njofton se ka nisur hetimin dhe i ka kaluar prokurorisë materialet për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm, pas vdekjes së një foshnjeje 11-muajshe.

Sipas policisë, më datë 24 është sjellë në repartin e pediatrisë nga familjarët e saj foshnja Adesa Xhangoli, 11-muajshe, banuese në Durrës.

E mitura është dërguar për trajtim në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku rreth orës 21.00 ka gjetur vdekjen.

Nga ana e policisë lidhur me këtë ngjarje u kryen veprimet e para hetimore dhe po vazhdon kryerja e ekzaminimit mjeko-ligjor me qëllim saktësimin e shkaqeve të vdekjes, përfshirë këtu edhe trajtimin mjekësor të dhënë nga personeli i spitaleve.

Top Channel