Qeveria britanike dhe zyrtarë të lartë të policisë zhvilluan një takim me drejtuesit ekzekutivë të rrjeteve sociale, si Facebook, Twitter apo Blackberry.

Ndryshe nga sa pritej, autoritetet nuk kërkuan mbylljen e tyre në raste trazirash, si ato të javëve të fundit.

Ata thjesht diskutuan për një bashkëpunim më të frytshëm në parandalimin e dhunës së planifikuar në internet.

Ndërkaq, një gjykatë britanike dënoi me nga 4 vjet burg dy të rinj për nxitjen e trazirave përmes këtyre rrjeteve.

Top Channel