Një lumë 4 kilometra nën Amazonë
25/08/2011 20:30
Në Amazonë, në një thellësi prej 4 mijë metrash, rrjedh një lumë gjigand i nëndheshëm i gjatë 6 kilometra dhe i gjerë më shumë se 200.
Është quajtur Rio Hamza nga emri i shkencëtarit që ka drejtuar skuadrën që e ka zbuluar dhe ka një prurje mesatare prej 3 mijë metra kubë në sekondë, të barabartë me atë në Nil.
Ndërkohë që shpejtësia e rrjedhjes së tij është e lehtë.
Është zbuluar pas 6 vjetësh studimesh në 241 puse të gërmuar përgjatë Amazonës nga Petrobras në kërkim të gazit dhe naftës.
Top Channel