Një anije kozmike ruse e projektuar për transportin e materialeve të nevojshme për astronautët në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar “u zhduk”, pak minuta pas lëshimit të saj.
Agjencia hapësinore ruse njoftoi se Progress M-12M nuk u hodh në trajektoren e duhur prej raketës së saj dhe ra sërish në tokë. Anija e lëshuar ishte pa pilot në bord.
Me vendimin e NASA-s për tërheqjen e anijeve hapësinore nga udhëtimet e tyre drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, kjo detyrë u kaloi atyre ruse, japoneze dhe europiane.
Kapsula që dështoi të hidhej në orbitë mbështetej nga një raketë Soyuz-U, një tip pak a shumë i njëjtë me atë që përdor agjencia ruse e hapësirës, Soyuz-FG. Aksidenti në fjalë duket se do të shtyjë edhe për disa javë fluturimin e parashikuar për më 22 shtator me astronaut në bord për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Top Channel