Leku ka vazhduar të zhvlerësohet ndaj euros edhe gjatë muajit gusht, pavarësisht raportimeve për flukse të larta turistike që vijnë nga agjencitë e qeverisë.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, që i referohet kursit mesatar të këmbimit, aktualisht 1 euro këmbëhet në treg me 140.27 lekë nga 139.5 që kuotohej në fillim të muajit.
Ndryshe nga vitet e tjera, sezoni turisik dhe kthimi i emigrantëve nuk e kanë forcuar monedhën kombëtare, e cila vijon të shfaqë sinjale dobësimi ndaj euros.
Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë nuk e përjashton rrezikun për një goditje tjetër në kursin e këmbimit, që sipas bankës mund të vijë si pasojë e përshkallëzimit të krizës në eurozonë dhe që do të tkurrnin investimet e huaja dhe financimet në valutë të ekonomisë shqiptare.
Top Channel