Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 2 pozicione

24/08/2011 11:10

Shqipëria gjendet në vendin e 57 në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, e publikuar paraditen e sotme nga organizmi drejtues i futbollit botëror.

Kombëtarja kuqezi ka ngjitur 2 pozicione në klasifikim në krahasim me muajin e kaluar.

Hollanda është ekipi që kryeson renditjen duke zbritur nga froni Spanjën pas më shumë se një viti. Humbja e kampionëve të botës në fuqi në miqësoren ndaj Italisë ka ndikuar në këtë ndryshim në krye të klasifikimit.

Uruguaji është ekipi më i mirë i Amerikës Latine duke zënë vendin e pestë, i ndjekur nga Brazili në vend të gjashtë.

Në këtë renditje kanë ndikuar 66 ndeshjet zyrtare të zhvilluara mes kombëtareve të ndryshme në të gjithë botën, 60 ndeshje prej të cilave kanë qenë miqësore.

Ja renditja e 10 skuadrave të para:


1. Hollandë 1.596 pikë
2. Spanjë  1.563
3. Gjermani  1.330
4. Angli  1.177
5. Uruguaj  1.174
6. Brazil 1.156
7. Itali  1.110
8. Portugali 1.060
9. Argjentinë  1.017
10. Kroaci  1.009

Top Channel