Makinat, TVSH do të paguhet

24/08/2011 21:15

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaroi se pas hyrjes në fuqi të ligjit për automjetet që do të importohen, do të hiqet vetëm taksa doganore, ndërsa tatimi mbi vlerën e shtuar, 20 përqind, do të vazhdojë të paguhet.

“Që nga dita e sotme, në të gjitha degët doganore, qofshin këto kufitare apo dogana të brendshme, është e mundur që të depozitohet deklarimi dhe detyrimet e importit përfshijnë vetëm TVSH-në. Taksat bëhet zero për detyrimet e autoveturave të përdorura. Detyrimi i TVSH-së është 20% dhe llogaritet mbi vlerën e mallit që deklarohet në doganë. Kontrolli për qëllime doganore i vlerës së deklaruar të mallit në doganë, bëhet në bazë të buletinëve që botohen çdo tre muaj të cilët i referohet dogana për të verifikuar vlerën e mallit”, është shprehur Sajmir Laçej, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA