Lady Gaga: Jam martuar me vetminë
24/08/2011 12:00
Edhe pse ka pasur një marrëdhënie të gjatë me Luc Carl, Lady Gaga mendon se gjithmonë do të jetë vetëm sepse është vetmia ajo që i jep integritetin e saj artistik.
“Jam një artiste dhe artistët kalojën jetën në vetmi. Unë jam e martuar me vetminë”, u shpreh Lady Gaga.
Kur u pyet nga gazetari i televizionit ‘Asia Star’ kë do të zgjidhte mes famës dhe dashurisë, ylli i muzikës e pati shumë të lehtë të përgjigjej: “Pa punën që bëj do të vdisja. Nuk dua që dashuria të më harxhojë kohën.”
Top Channel