Karburantet do të shtrenjtohen

24/08/2011 15:05

Tregtarët e karburanteve paralajmërojnë se do të rrisin me mbi 6 lekë
për litër cmimin për të përballuar rritjen e fundit të taksave te
parashikuar nga qeveria.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji i ri për taksat kombëtare, i cili i rrit taksat që paguhen për naftën dhe benzinën me 6.2 lekë të tjera, duke perfshire edhe TVSH, duke rritur automakisht cmimin e shitjes me pakice.

Me shtesat e fundit cmimi i naftës afrohet drejt rekordit historik 180 lekë për litër, të cilin Shqipëria nuk e pati provuar as në krizën e cmimeve në vitin 2008 dhe kjo vjen pikërisht për rritjen e pandalshme të barrës fiskale mbi karburantet

Makinat, taksa e fshehura

Ministria e Finacave thote se heqja e takses doganore, takses se qarkullimit dhe asaj te regjistrimit do te kompensohet ne buxhet vetem permes rritjes se takses me  6.2 lekë per liter mbi karburantet.

E thene keshtu sipas Ministrisë duket se formula e re nuk prek qytetaret. Por ne fakt eshte e kunderta. Rritja takses per karburante duket se ne momentin e pare favorizon ata qe blejnë një automjet nga jashte pas hyrjes në fuqi te ligjit.

Por rritja e cmimit te karburantit do te krijojë kosto per bizneset dhe qytetarët qe kane makina ekzistuese në pronësi. Rritja e cmimit te karburanteve do te sjelle detyrimisht rritje zinxhir edhe në cmimet e sherbimeve dhe mallrave, per te cilet qytetarët tani do të duhet paguajnë me shume.

Por këto nuk janë ndryshimet e vetme. Ka edhe nje takse tjetër shtesë ne dukje e fshehur ne formulën e re te llogaritjes se detyrimeve sa here do te kryhet kolaudimi i automjetit. Qytetarit do t’i llogariten edhe vitet e qarkullimit te mjetit brenda vendit cka me pare nuk ishte perfshire ne taksen e qarkullimit apo rregjistrimit. Te dyja keto pagesa, detyrimi i përvitshëm që bazohet tek vjetërsia e makinave ne tregun vendas dhe rritja e e cmimti te karburantit edhe pse lehtësojnë barrën e blerjes se nje mjeti rëndojnë më shumë jetesën e cdo qytetari.

Vete Ministria e Finacave ne relacionin shpjegues të ligjit per taksat e makinave thote se ne buxhet te ardhurat nga keto ndryshime do te rriten me 40 milion dollare ne vit. Që do të thotë se pavarësisht se si rishpërndahen taksat, në total qytetarët do i paguajnë tani qeverisë 40 milionë dollarë më shumë nga sa paguanin me ligjin e vjetër. Madje kjo barrë do te rëndohet vit pasi viti per shak te rritjes se vjetersise automjeteve ne tregun vendas dhe per shkak te një rritje të re të akcizës me dy lekë për litër të paravendosur për janarin e vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA